S’ka vetëm afrime, Tirana projekton dy largime nga skuadra

6 Korrik 2019
10:35
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana është një nga ekipet që ka bërë më mirë në merkato, të pakten në letër, aty ku klubi bardheblu ka afruar futbollistë me peshë. Agustin Torassa, Elton Cale dhe Idriz Batha kanë arritur marrëveshjen me bardheblutë dhe janë prezantuar nga kryeqytetasit. 

Nuk do të ketë vetëm afrime, pasi trajneri Ardian Mema ka bërë dhe "listën e zezë". Ai nuk ka më në plane dy mbrojtësit Marvin Turtulli dhe Jorgen Goxha. Asnjërit prej tyre nuk do t'i ofrohet rinovim dhe drejtuesit do të mundohen të ndajnë rrugët me ta. 

Mema shpreson që të përforcojë mbrojtjen me ndonjë emër cilësor. Andi Lila po mban në pritje 24 herë kampionët e vendit, ndërsa nuk mungojnë as alternativat e tjera që po studiojnë drejtuesit e klubit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit