Skandal në finalen argjentinase, futbollistët ulen në fushë dhe ndalin ndeshjen

24 Qershor 2019
12:32
back button

Skena të pabesueshme nga Argjentina, aty ku futbolli shpesh është çështje "për jetë a vdekje" dhe në kategoritë e ulëta dhuna është e pranishme çdo javë.

Këtë radhë nuk kanë faj tifozët, por lojtarët, sepse finalja e kthimit në kategorinë e tretë, mes San Jorge dhe Alvarado, nuk përfundoi për diçka absurde që ndodhi gjatë ndeshjes.

Pas barazimit 0-0 në vajtje, San Jorge shënoi në fund të pjesës së parë në finalen e kthimit të dielën në mbrëmje.

Sapo nisi pjesa e dytë lojtarët e San Jorges u ulën në fushë dhe nuk pranuan ta vazhdonin lojën. Kaos total, minuta të tëra pritje, por ndeshja nuk rinisi, pasi lojtarët e San Jorge protestonin për arbitrimin tendencioz, duke qenë se morën 2 kartonë të kuq. 

Fitore në tavolinë për Alvarado, që ngjitet në Divizionin 2, ndërsa futbolli argjentinas ka bërë një tjetër figurë skandaloze, sepse ndeshja po transmetohej direkt në televizion kombëtar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit