Slot: City do të përqëndrohet te kampionati pas Champions, nuk duhet të presim se çfarë bën Arsenal

21 Shkurt 2025
8:55
Telesport
back button

Pas barazimit 2-2 ndaj Aston Villa në mesjavë, skuadra e Liverpool është rikthyer në stërvitje, pasi ditën e diel ka një përballje të vështirë, atë ndaj kampionëve të Manchester City. Një ndeshje që për trajnerin e “reds” Arne Slot do të jetë delikate, sidomos tani që “citizens” u eliminuan nga Champions League.

Ne luajmë kundër një ekipi të fortë, që pas eliminimit nga Champions ka si objektiv vetëm kampionatin dhe FA Cup. Është një ekip i madh, që luan shumë mirë futboll. Ata kanë pasur ndoshta një ose dy muaj, që nuk kanë qenë më të mirët për shkak të lëndimeve”, tha Slot.

Në janar ata kanë nënshkruar me tre-katër lojtarë dhe unë mund t’i shoh ata të kthehen aty ku e kanë vendin. Shihni fitoren që arritën kundër Newcastle. Edhe ne jemi një ekipo i fortë, që nuk kemi humbur prej 22 ndeshjesh dhe shkojmë aty për të treguar se duam titullin”, shtoi holandezi.

Kjo ndeshje luhet një ditë pas përballjes së Arsenal dhe fitorja e “topçinjve” mund të vërë nën presion Liverpool. “Nëse shikojmë Arsenal dhe se çfarë po bëjnë skuadrat e tjera, nuk do të na ndihmojë. Ne tashmë e dimë se sa e vështirë është të fitosh në “Etihad” dhe në Premier League”, tha Slot.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit