Arne Slot thuhet se i ka kërkuar Liverpoolit të nënshkruajë me Alexander Isak këtë verë pasi u konfirmua zgjatja e kontratës së Mohamed Salah.
Ai beson se sulmuesi i Newcastle mund t’i ndihmojë ata të arrijnë më shumë objektiva sezonin e ardhshëm.
Sipas një raporti në El Nacional, Slot është i vendosur ta bëjë Liverpoolin më të fortë në sulm dhe e sheh Isak si lojtarin ideal për të forcuar skuadrën.
Holandezi dëshiron të zëvendësojë Darwin Nunez dhe Diogo Jota, të cilët kanë luajtur në rolin e sulmuesit këtë sezon dhe nuk kanë arritur të bindin trajnerin.
Kujtojmë se Newcastle kërkon 150 milionë sterlina për kartonin e Isak.







