Slot: Isha i tërbuar në dhomën e zhveshjes në pushim, kështu rrezikojmë ndaj PSG

10 Mars 2025
13:22
Telesport
back button

Në prag të ndeshjes së kthimit në Champions League ndaj PSG, trajneri i Liverpool, Arne Slot, pranoi se performanca e ekipit të tij në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Southampton ishte një shenjë paralajmëruese se skuadra po “flinte mbi dafina”.

Miqtë udhëhiqnin 0-1 në fund të pjesës së parë, ndaj Slot ka hyrë i inatosur në dhomat e zhveshjes në pushim. “Ishte një paraqitje shumë e dobët në pjesën e parë. Ne nuk ishim fare në lojë dhe nuk ishte befasi për mua që pësuam gol”, tha Slot.

Natyrisht që reaguam dhe gjetëm një mënyrë për ta fituar ndeshjen në pjesën e dytë. E prisja këtë vështirësi edhe për faktin se duhej të luanim në një nivele ndryshe ntensiteti nga ajo që bëmë PSG në mesjavë”, shtoi trajneri holandez.

Atë nivel intensiteti do ta përjetojmë sërish të martën. Por, në pushim, më duhej të merrja disa vendime të vështira për të krijuar një zemërim te lojtarët. Ai zëvendësim i trefishtë në fillimin e pjesës së dytë e ringjalli skuadrën”, tha Slot.

Unë jam i vetëdijshëm për faktin se nëse luan një sezon, nuk mund të luash 38 herë në intensitetin më të lartë ose futbollin më të mirë të mundshëm. Kështu që, ndonjëherë duhet të gjesh një mënyrë tjetër për të fituar një lojë”, komentoi Slot.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit