Slot: Nuk e kisha menduar kurrë humbjen ndaj Tottenham, do të përmbysim në sfidën e kthimit

9 Janar 2025
11:24
Telesport
back button

Liverpool u mund 0-1 nga Tottenham në gjysmëfinalen e parë mes tyre në Carabao Cup. Ky është një nga zhgënjimet e pakta të këtij sezoni për “reds”, që ndeshjen e kthimit do ta luajnë në fushën e tyre.

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, reagoi pas kësaj humbje: “Kurrë nuk e kam ndjerë se do ta humbnim këtë ndeshje. Spurs filluan më mirë se ne, por pas kësaj ne patëm kontrollin e topit shumë më tepër se ata”.

Humbëm një ndeshje, por për fat kemi një tjetër mundësi për të rikuperuar dhe rikthyer gjërat në drejtimin e duhur. Natyrisht që nuk prisja një ndeshje si ajo e kampionatit, kur fituam 6-3 ndaj tyre”, shtoi Slot.

Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është për ne të shkojmë në finale. E dinim që do të të mos jetë kurrë e njëjta lojë si dy javë më pare, por do të përpiqemi të rikuperojmë e fitojmë ndeshjen e kthimit. Për ne finalja është shumë e rëndësishme”, tha Slot.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit