Cilësia e kapitenit të Liverpool, Virgil van Dijk e befasoi disi Arne Slot.
Jo se trajneri i Reds nuk ishte në dijeni të kalibrit të mbrojtësit holandez, por deklaroi se është në një “nivel tjetër”.
Dhe kjo në moshën 33-vjeçare dhe në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me klubin anglez, pasi bëri paraqitjen e tij të 300-të në fitoren 4-1 ndaj Ipswich.
Gjatë tetë viteve të tij në Anfield, mbrojtësi holandez fitoi Premier League, Champions League, Kupën e Botës për Klube, Superkupën e Europës, FA Cup dhe dy herë Kupën e Ligës.
E ardhmja e tij në klub mbetet në dyshim, raporton BBC, por Van Dijk e ka udhëhequr Liverpoolin në krye të Premier League, në 1/8-at e Champions League dhe në gjysmëfinalet e Carabao Cup këtë sezon.
“Të gjithë këtu në Angli do t’ju thoshin se Virgil van Dijk është mbrojtësi më i mirë në botë”, tha Slot në një intervistë për Football Focus.
“Ai mori pak më shumë kritika në Holandë se sa këtu në Angli. Unë u befasova nga sa i mirë ishte me topin dhe se si ai mund të luante mes linjave. Që nga dita e parë mendova, ‘uau, kjo është padyshim një nivel krejt tjetër nga ai me të cilin jam mësuar”, tha Slot.







