Trajneri i Liverpool, Arne Slot, foli sot në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes gjysmëfinale të Carabao Cup ndaj Tottenham, që do të luhet mbrëmjen e së mërkurës. Holandezi foli për merkaton që e pret skuadrën e “reds”.
“Ne gjithmonë shohim atë që ndodh përreth nesh dhe mendojmë për merkaton, për të përforëcuar skuadrën tonë. Ky klub e bën gjithmonë këtë, duke shfrytëzuar çdo mundësi që na krijohet”, tha Slot.
“Kjo skuadër është në një vend të mirë si në kampionat dhe në Champions. Nëse shikoni paraqitjet që kanë dhënë këtë sezon, unë jam shumë i kënaqur me ekipin dhe ata e meritojnë këtë besim si nga klubi ashtu dhe nga unë”, u shpreh Slot.
Duke folur për merkaton dhe më konkretisht për lojtarët që janë në fund të kontratës, si Trent-Arnold, Van Dijk dhe Salah, ai shtoi: “Unë flas me lojtarët e mi, nëse ka ndonjë gjë që i shqetëson ata, ata e ndajnë me mua”.
“Ajo që unë bëj në punën time është t’u tregoj atyre se çfarë bënë mirë kundër Manchester United dhe çfarë jo. Unë fokusohem këtu. Unë nuk jam i fokusuar në postimet në mediat sociale ose atë që thuhet për ne”, tha Arne Slot.







