Stadiumi buçet, talenti realizon roveshatë nga një tjetër planet (VIDEO)

26 Gusht 2019
19:08

Në Peru luhet ndeshja mes Alianza Lima dhe AD Cantolao, që përfundoi me rezultatin 3-2 për vendasit, për javën e katërt të kampionatit peruan.

Pa dyshim njeriu i ndeshjes ishte sulmuesi 22-vjeçar, Kevin Quevedo, që realizoi tre gola për tre pikët e skuadrës së tij.

Talenti peruan u veçua për golin e tij të parë në këtë ndeshje: kontroll topi me gjoks dhe goditje fluturimthi me roveshatë në një lartësi të konsiderueshme dhe topi përfundon në trekëndësh.

Quevedo po kalon një moment të mirë, teksa së fundi ka marrë ftesë edhe nga kombëtarja peruane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit