SUPERIORE-FORMACIONET: Partizani luan për gjithçka, Tirana synon vazhdimësinë. Debuton Shehi te Kukësi

4 Mars 2020
16:53
back button

Java e 25-të e kategorisë Superiore u hap me ndeshjen Laçi-Bylis 2-1, teksa tani në orën 17:00 do të luhen edhe 4 ndeshjet e tjera që mbyllin kështu turnin mesjavor në futbollin shqiptar. Partizani pret Teutën në “Selman Stermasi” dhe trajneri Sormani e të tijtë duhet të përgjigjen pas humbjes poshtëruese në derbin ndaj Tiranës dhe sidomos duhet të kapin Laçin që tashmë është larguar me 3 pikë pas suksesit ndaj ballshiotëve. Teuta e Martinit kërkon vazhdimësi dhe do të përpiqet të përfitojë nga gjendja psikologjike jo e mirë e kampionëve.

Ndeshje e lehtë në letër për Tiranën kryesuese të Egbo, që luan në Vlorë ndaj Flamurtarit. Ekipi vlonjat nuk ka asgjë për të humbur pasi ky kampionat thuajse ka mbaruar për kuqezinjtë duke parë renditjen…

Debutim i Orges Shehit në stolin e Kukësit, përballë Vllaznisë së Jonuz, që është në krizë me rezultatet e fundit. Verilindorët duhet të përgjigjen pas barazimeve të fundit që i kanë larguar nga kreu. Sakaq, Skënderbeu pret Luftëtarin në një ndeshje ku duhet vetëm fitorja për të shpresuar të ngjitja më lart në renditje.

FORMACIONET ZYRTARE

Partizani-Teuta (“Selman Stermasi”)

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Boldor, Belica, Hakaj, Telushi, Melo, Broja, Çinari, Braun, Bardhi. Trajner: Adolfo Sormani

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Beqja, E. Vila, Aleksi, Kallaku, Çyrbja, L. Vila, Hebaj. Trajner: Edi Martini

Kukësi-Vllaznia (“Elbasan Arena”)

KUKËSI: Xhika, Maliqi, Obanor, Teqja, Kotobelli, Lulaj, Limaj, Musta, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Orges Shehi.

VLLAZNIA: Efremov, Gligorov, Adili, Malota, Marku, Krymi, Gurishta, Hygor, Lika, Sidorenco, S. Junior. Trajner: Mirsad Jonuz.

Flamurtari-Tirana (“Flamurtari”)

FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Qarri, Muçollari, Vrapi, Nebihu, Lukas Ramos, Haruni, Hoxhaj, Oliveira, Ribaj. Trajner: Marcelo Troisi.

TIRANA: Lika, Doka, Muça, Osmani, Hoxhallari, Batha, Sidibe, Kobina, Muçi, Halili, Ngoo. Trajner: Emanuel Egbo

Skënderbeu-Luftëtari

SKËNDERBEU: Koliçi, Pollozhani, Jashanica, Imami, Mekshi, Mara, Dita, Daja, Gripshi, Bregu, Mensah. Trajner: Ilir Daja.

LUFTËTARI: Shala, Lala, Dragoshi, Duka, Isufi, Açka, Hyseni, Lika, Dushkaj, Çelaj. Mehmetllari. Trajner: Neritan Novi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit