Mesfushori Edon Hasani braktisi fazën përgatitore, pasi pati mosmarrëveshje me trajnerin Ardian Mema. Ky i fundit dënoi shkodranin duke e lënë jashtë skuadres. Golashënuesi më i mirë i ekipit në sezonin e kaluar nuk është në Ohër, por është rikthyer në Tiranë.
Ai ka patur një takim me presidentin Refik Halili dhe është diskutuar për të ardhmen e tij. Halili e ka pritur shkodranin pas ndërmjetësimit mes një miku të përbashkët.
Presidenti ka dëgjuar pretendimet e Hasanit. Numri një i klubit e do në ekip dhe këtë ia ka bërë të qartë dhe atij. Hasani duket se është dorëzuar dhe mund të rikthehet në ekip.