Te Liverpool ka konkurrencën për portën, Alisson nuk e “hap krahun” ndaj rivalit gjeorgjian

9 Qershor 2025
8:22
Telesport
back button

Pas një sezoni huazim te Valencia, portieri gjeorgjian Mamardashvili po vjen në Liverpool për të marrë drejtimin e portës së kampionëve të Anglisë. Ndaj, më shumë se kurrë, e ardhmja e Alisson Becker është kthyer në çështje për “reds”.

Portieri 32-vjeçar brazilian ka edhe dy vite kontratë. Ai ka fituar dy tituj këtu, është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Liverpool dhe një nga portierët më të mirë në botë në shtatë vitet e tij në “Anfield”.

Duke folur në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026 mes Brazilit dhe Perusë, portieri Alisson tha: “Unë kurrë nuk kam qenë në gjendje të planifikoj afatgjatë. Kam një vit të mbetur në kontratën time dhe një tjetër opsion nga klubi, të cilin ata ndoshta do ta ushtrojnë“.

Është një moment vendimtar në karrierën time, me një Kupë Bote afër. Dua të jem shumë i fokusuar, nuk dua që faktorë të jashtëm të ndërhyjnë në këtë. Unë dua ta luaj në një nivel të lartë”, tha portieri brazilian.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit