Tension te Tirana, sherr në stërvitje dhe kërkesë për largim!

19 Korrik 2019
10:44
back button

Milionat nuk sjellin lumturi, thuhet shpesh, shprehje që vlen edhe për Tiranën, aty ku këtë verë kanë firmosur disa nga emrat më të njohur në Superiore, por duket se nuk ka qetësi.

Ditën e djeshme stërvitja e Tiranës në Ohër është ndalur nga një sherr i ashpër mes dy emrave të njohur, Agustin Torassa e Edon Hasani, raporton “Panorama Sport”.

Është dashur ndërhyrja e stafit dhe lojtarëve për të ulur gjakrat, ndërsa trajneri Ardian Mema ka përjashtuar Edon Hasanin nga stërvitja.

Sipas gazetës, Edon Hasani shumë i revoltuar ka kërkuar të largohet nga grumbullimi, duke shkuar deri aty sa të kërkojë largimin nga Tirana.

Një situatë absurde, që përfshin një ndër më të mirët e sezonit të shkuar dhe një ndër superblerjet verore, sepse Torassa konsiderohet një goditje e rëndësishme dhe paga e argjentinasit është ndër më të lartat në Superiore.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit