Tirana gjen zëvendësin e Dokës, luan me kombëtaren e Maqedonisë

3 Gusht 2020
15:14
Alfred Lleshi
back button

Tirana nuk e ka zyrtarizuar ende, por konfirmimi I blerjes së radhës bardheblu vjen nga mediat maqedonase. Më konkretisht, “Gol.mk” konfirmon se lojtari i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Kristijan Tosevski, do të ketë një klub të ri sezonin e ardhshëm:

“Mbrojtësi i shkëlqyer do të zëvendësojë fanellën e kampionit të Vardarit me atë të kampionit të Shqipërisë, Tiranës. Pasi nuk u pajtua të vazhdojë bashkëpunimin me “kuqezinjtë”, mbrojtësi 26-vjeçar konsideroi opsionet ku do ta vazhdojë karrierën e tij dhe më në fund vendosi të pranojë ofertën e Tiranës. Ai ra dakord për një kontratë 2-vjeçare, me opsion për një të tretë me kampionin shqiptar.

Tosevski është një nga lojtarët më të qëndrueshëm në PMFL. Ai fitoi Kupën e Maqedonisë me Pelister dhe kampionatin me Vardar. Në sezonin e fundit luajti 22 ndeshje, shënoi 1 gol dhe dha 5 asiste. Tosevski mund të luajë në disa pozicione në mbrojtje, në qendër dhe në të dy krahët. Në ekipin e Tiranës, ai do të jetë zëvendësues i Albi Dokës. Skuadra bardheblu pret të fillojë përgatitjet për sfidat e reja, me kualifikimet për Ligën e Kampionëve”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit