Tirana kërkon kualifikimin, Mema i bën dalje mesfushorit

13 Mars 2019
17:12
Eraldo Harlicaj
back button

Ka nisur ndeshja ndërmjet Tiranës dhe Laçit e vlefshme për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Në zgjedhjet e bëra nga trajneri Ardian Mema bie në sy se mesfushori Asion Daja nuk është preferuar as në stol. 

28-vjeçari duket se ka humbur besimin e kreut të pankinës, pasi në ndeshjet e fundit nuk është aktivizuar rregullisht dhe ka filluar të ndjejë më shumë shijen e stolit. 19 ndeshje për të këtë sezon, 17 si titullar, ndërsa 6 sfida i ka parë nga pankina. 

Ndryshe nga takimet e tjera, Daja këtë herë është lënë në tribunë nga tekniku Mema. Lojtari po e ndjek takimin kundër Laçit nga tribuna VIP e "Selman Stërmasit". Një çështje delikate në prag! 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit