Tirana me kundërshtarë luksi, zbulohet plani i Egbosë

3 Janar 2020
17:51
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana do të rinisë nesër përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Emanuel Egbo. Numri një i stolit ka marrë besimin e presidentit Refik Halili dhe do të vazhdojë punën me bardheblutë të paktën deri në fund të sezonit. Ai do të stërvitsë skuadrën një ditë në kompleksin “Skënder Halili”, më pas bardheblutë do të nisen drejt Turqisë. 

Drejtuesit kanë vendosur që skuadra bardheblu do të zhvillojë përgatitjet në Antalia të Turqisë. Ekipi i Egbosë do të qëndrojë 2 javë në shtetin fqinj nga data 5 janar deri më 20 janar. 24 herë kampionët e vendit do të zhvillojnë 3 miqësore me tiranasit, pasi fillimisht do të luajnë kundër Alaniasporit (Superligë) të Turqisë më datë 8 janar, më pas kundër Mezokovezdit (Superligë) të Hungarisë dhe Korona Kielcen (Superligë) e Polonisë 

Tri sfida me kundërshtarë të rëndësishëm për bardheblutë. 24 herë kampionët e vendit do të shohin realisht se sa janë forcuar me kundërshtarë të njjë niveli të lartë, sidomos turqit dhe hungarezët. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit