Tirana përzë makthet, Mema gjen golat, pikët dhe… Ngo’o!

8 Dhjetor 2018
15:55
back button

Pas një përjetësie, e përkthyer në 8 ndeshje rresht pa fitore, Tirana shijon suksesin që e kishte harruar, aq sa po shihte makthe me emrin "Kategoria e Parë". E tepruar, por ashtu u tha edhe para dy vitesh dhe e pamë si përfundoi.

Sot bardheblutë kanë fituar një finale të vogël kundër Kastriotit, duke triumfuar 4-0 dhe duke mos vuajtur asnjëherë.

Një ndeshje e dominuar, e zgjidhur shpejt, sepse në minutën e 11-të Sentamu u ndal me faull nga portieri Kuka dhe Edon Hasani shënoi golin e epërsisë.

Më pas asnjë problem për bardheblutë, sepse Kastrioti nuk i bezdisi dhe në minutën e 42-të Grent Halili krijoi golin e sigurisë, shënuar nga Bedri Greca.

Pjesa e dytë u administrua qetësisht nga Tirana, që aktivizoi edhe rebelin Michael Ngo'o dhe anglezi në minutën e 78-të thelloi avantazhin, pas një pasimi të bukur marrë nga Hasani.

Në fund lavdi edhe për Sentamu, me afrikanin që shënoi golin e katërt në sekondat e fundit të kohës së rregullt.

Një fitore qetësie për të gjithë në kampin bardheblu, sepse tashmë zona e ftohtë është 4 pikë larg dhe trajneri Ardian Mema shijon suksesin e parë në drejtim.

Kategoria Superiore – Java 16

TIRANA – KASTRIOTI                       4-0 

Shënues: Hasani 11′, Greca 42′, Ngo 78′, Sentamu 90′

Tirana: Abibi, Doka, Atinga (Turtulli 74′), Hoxhallari, Imami, Karabeci, Daja, Hasani, Halili (Ngo'o 67′), Greca (Mauejje 71′), Sentamu. Trajner: Ardian Mema.  Të gatshëm: Lika, Blazhevski, Cake, Kërçiku.

Kastrioti: Kuka (Puja 46′), Husein (Bardhi 28′), Shehi (T. Marku 66′), Çela, Stijepovic, Domgjoni, Ymeraj, Okebugu, Shehu, H. Marku, Roxher. Trajner: Stavri Nica. Të gatshëm: Atsina, Caca, Neziri.

Kartonë të verdhë:  Sentamu 50’/ Kuka 10′, Ymeraj 66′

Gjyqtarë: Laver Alla,  Rudin Preça, Marjus Qose, Olsid Ferataj

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit