Tirana reagon për herë të parë: Partizani të mos bëjë hetuesin e prokurorin!

30 Shtator 2019
16:20
back button

Klubi i Tiranës ka reaguar në lidhje me incidentet e ndodhura në derbi kundër Partizanit. Ekipi bardheblu është distancuar nga dhuna e shkaktuar nga tifozët e saj dhe ka pranuar se ka vënë në dispozicion të Policisë pamjet filmike të stadiumit që Uniformat blu të vendosin përpara përgjegjësisë autorët. 

Bardheblutë janë shfajësuar me faktin se i kanë marrë të gjitha masat, por hedhin poshtë akuzat e Partizanit me justifikimin se nuk janë institucion policor. Ata kanë lëshuar thumbime dhe për klubin e Partizanit duke i ftuar të ruajnë qetësinë dhe të mos bëjnë herë hetuesin e herë prokurorin.

Reagimi – “Klubi i Futbollit Tirana distancohet nga te gjitha aktet e dhunes, shfaqjet e shemtuara jo sportive dhe denon ashper te gjitha problematikat e krijuara nga tifozet ne ndeshjen Tirana – Partizani.

KF Tirana ka zbatuar me rigorozitet planin e masave te hartuar me Policine e Tiranes per mbarevajtjen e takimit brenda dhe jashte stadiumit “Selman Stermasi”.

Ne perfundim te takimit, klubi ka vene ne dispozicion te Policise, serverat e sistemit te kamerave te stadiumit, per te gjetur dhe denuar me pas pergjegjesit e incidenteve ne stadium por edhe autoret e incidenteve te mbetura fatmiresisht ne tentative.

Klubi i Futbollit Tirana eshte nje klub futbolli dhe jo nje institucion policior. Si i tille, konform te gjithe rregullave te Federates Shqiptare te Futbollit dhe ligjeve te Shtetit Shqiptar, kemi marre masa organizative per ndeshjen, si dhe dokumentuar me pamje filmike incidentet dhe dorezuar ato me pas ne institucionet perkatese.

Ftojme KF Partizanin te ruaj qetesine, bashkepunoje me Policine nese disponon materiale filmike apo prova per te gjetur autoret dhe fajtoret e incidenteve ne stadium. Nje klub futbolli mund dhe duhet te mos kaloje kompetencat per te folur nxituar here si hetues dhe here te tjera si prokurorin”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit