Trendi i ri te Tirana: trajnerët “autoshkarkohen”! Ahmataj si Mema, në pritje të radhës

9 Dhjetor 2019
18:24
back button

Nëse 1+1 bën 2, siç edhe e kemi mësuar, atëherë te Tirana do të bëjë gjithmonë “3”. Jo sepse nuk dinë të mbledhin, jo sepse nuk kanë një makinë llogaritëse, por sepse çfarë është e zezë dhe çfarë është e bardhë ato i bëjnë me ngjyra…

Funksionon kështu prej vitesh dhe nuk është as faji i Ardian Memës dhe as i Julian Ahmatajt. Sigurisht, edhe ata kanë një faj shumë të madh, por që në Shqipëri nuk është edhe aq faj: të çosh rrogën në shtëpi në fund të muajit!

Dhe kështu, siç parashikohej, te Tirana trajneri është gjithmonë një “dead man ëalking”, siç thonë në Angli. Praktikisht, një trajner që sapo prezantohet dhe bën fotografitë zyrtare, e di fundin e tij. Nuk është as e volitshme që të llogarisësh se sa ndeshje humbi, barazoi, fitoi, apo sa goli shënoi, pësoi dhe sa formacione ndërroi!

“Këtu mendojnë më parë se si ta heqin trajnerin se sa ta emërojnë”. Një fjali që përmbledh atë që ndodh te Tirana, aty ku fajin e ka gjithmonë trajneri dhe asnjëherë drejtuesit që bënë merkaton, që zgjodhën futbollistët dhe që paguajnë pafund për të mbajtur në fushë disa lojtarë që ecin dhe që kanë mendjen se si duhet të kalojnë mbrëmjen…

Dhe kështu, nuk ngelet vetëm që bujën ta bëjnë trajnerët, që autoshkarkohen. Iku Mema, e rikthyen, iku sërish. Iku Ahmataj, e rikthyen, iku sërish në pritje të bëhet zyrtare…

Kush e ka radhën?

Lajme të tjera

Lajmet e fundit