Van Dijk: Jo më ndeshje si ajo ndaj Chelsea, jemi kampionët e Anglisë dhe duhet të luajmë si të tillë

6 Maj 2025
9:28
Telesport
back button

Pasi siguroi titullin kampion në Premier League, duket se Liverpool ka ulur disi ritmin. “Reds” u mundën 3-1 në “Stamford Bridge” nga Chelsea, një humbje që nuk ndikon aspak në renditje.

Çdo humbje dhemb. Ne përfaqësojmë Liverpool kudo që shkojmë. Jemi shumë me fat dhe nuk them me fat në kuptimin e rastësishëm, por të bekuar që nuk kemi humbur shumë ndeshje, veçanërisht në kampionat”, tha kapiteni Virgil van Dijk.

Ndaj, çdo humbje dhemb. Edhe pse puna është bërë tashmë, në luajmë për të fituar dhe të marrim një rezultat të mirë. Fatkeqësisht, nuk arritëm ta bënim këtë ndaj Chelsea. Ne të gjithë jemi fitues dhe jam sigurisht i zhgënjyer“, shtoi Van Dijk.

Kushdo që bëhet futbollist e bën për të fituar ndeshje, kjo është ajo që pres. Mënyra se si u stërvitëm në ditët e fundit, intensiteti që patëm, të gjithë ishin gati. Mendoj se pati momente kur mund të kishim bërë më mirë, veçanërisht në mbrojtje”, tha Van Dijk.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit