Van Dijk: Nuk ka nevojë për panik për të ardhmen time, tashmë luftojmë për titullin në Premier

18 Mars 2025
9:20
Telesport
back button

Kapiteni i Liverpool, Virgil van Dijk, kontrata e të cilit me “Reds” skadon këtë verë, shprehte se nuk ka nevojë për panik, pasi ai mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj klubit. Një deklaratë që vjen pas humbjes në finalen e Carabao Cup dhe eliminimit nga Champions League, dy objektiva të Liverpool.

Van Dijk nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të qëndruar në “Merseyside”. Edhe pse nuk duket asnjë zgjidhje në horizont, kjo nuk ka ndikuar në paraqitjet e tij me këtë sezon, ndoshta një nga më të mirat në karrierën e tij. Ai kërkon të nbgrejë lart titullin e dytë me Liverpool, që udhëheq renditjen në Premier League.

Nuk ka ende asnjë lajm të rëi, por unë nuk dua të krijoj ndonjë ankth apo diçka të tillë. Thjesht mbaj kokën ulur dhe fokusohem në fitoren e ndeshjeve të ardhshme në kampionat. Jam i sigurt se në fund të sezonit do të ketë lajme, por nuk jam i sigurt se çfarë lloj lajmi”, u shpreh mbrojtësi holandez.

Ka shumë faktorë dhe për sa kohë që jam i qetë nuk ka nevojë për panik, çfarëdo që mund të ndodhë në të ardhmen. Nëse do të isha i shqetësuar, do të më shihnit duke luajtur i shqetësuar dhe nuk është kështu. Jam plotësisht i përkushtuar për këtë fanellë. Krenar që jam kapiteni i këtij klubi që do të thotë shumë për mua “, tha Van Dijk.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit