VIDEO: Dëmtohet arbitri anësor, në Angli e zgjidhin në mënyrën e vet

12 Shkurt 2019
11:49
back button

Futbolli amator shpesh është më i bukur se ai i niveleve të larta: luhet për qejf, gafa pa fund, shkelma pa fund dhe ndonjë episod që duket si i nxjerrë nga filmat. Anglia është miniera e historive të çuditshme dhe fundjavën e shkuar ndodhi diçka e veçantë në sfidën e kategorisë së gjashtë, mes Curuzon Ashton dhe Alfreton Town.

Në minutën e 25-të arbitri anësor u dëmtua dhe ishte e pamundur të vazhdohej, ndaj takimi u ndal, me arbitrin kryesor që nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të kërkonte një arbitër në stadium

Situatë komike, edhe Curzon Ashton postoi në Twitter një mesazh: "Po kërkojmë arbitër anësor, nëse ndokush e ka me qejf", duke shtuar edhe adresën e stadiumit.

Natyrisht, duhej gjetur patjetër dikush që të mos ndërpritej përfundimisht ndeshja, sepse përsëritja e saj nënkupton udhëtim, kosto shtesë dhe probleme për futbollistët amatorë, që punojnë në punë të tjera dhe shpesh nuk marrin dot leje për të luajtur, kur bëhet fjalë për ndeshje që luhen nga e hëna deri të premten.

Megjithatë, zgjidhjen e gjeti Alfreton Town, sepse një zonjë (Pam Leaming) që merret me mirëmbajtjen e uniformave të ekipit u ofrua të bënte arbitren anësore për thuajse 70 minuta. Gjykoi mirë, po të shihet që në fund skuadra e saj humbi 3-2, ndërsa pas ndeshjes të gjithë me birra përpara.

Bukuria e futbollit!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit