VIDEO: Europa League, një gol kryevepër nga Zagrebi

22 Shkurt 2019
10:04
back button

Të enjten në mbrëmje, në ndeshjet e Europa League, me siguri të gjithë i kanë pasur sytë tek Interi, Napoli, Chelsea apo Arsenali, ndaj më shumë gjasa pakkush e ka parë Dinamo Zagreb-Plzen.

Kroatët fituan 3-0, duke u kualifikuar për në 1/8-at e finaleve me një paraqitje impresionuese, ndërsa goli i parë i ndeshjes ishte një perlë. 

Sulmuesi Petkoviç avancoi që nga mesfusha, u fut në zonë, dha një pasim me thembër për Olmo, i cili hapi këmbët dhe lejoi që topi të shkonte te Orsiç, i cili shënoi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit