Video/ Fitorja e madhe e Shkumbinit, drejtësi ne Apel

12 Dhjetor 2018
20:06
back button

Një muaj më parë, ekipi i Shkumbinit në Peqin u dënua nga Komisioni i Disiplinës Sportive, pasi në ndeshjen e luajtur kundër Naftëtarit, arbitri i ndeshjes pati një incident me lojtarët. Ngjarja është e tillë, arbitri jep një faull në favor të skuadrës mike, ndërsa lojtarët e Shkumbinit afrohen duke protestuar. Arbitri, Alvi Paço, për një moment rrëzohet në fushë, duke u hequr si i dëmtuar, por në fakt ishte një simulim i kryer nga gjyqtari i ndeshjes.

Për këtë arsye, Komisioni i Disiplinës në FSHF, me vendimin e datës 16.11.2018, e dënoi klubin peqinas me humbje të ndeshjes në tavolinë dhe një gjobë prej 100 mijë lekësh. Mirëpo ky vendim nuk u pranua nga klubi i Shkumbinit, që vendosi të apelonte vendimin. Drejtësia nuk ka vonuar më shumë se një muaj nga ngjarja, teksa Komisioni i Apelit të Disiplinës, ka rrëzuar vendimin e datës 16 nëntor, duke e shfajësuar skuadrën e Shkumbinit. Për më tepër lexoni të plotë vendimin e Komisionit të Apelit.

Video e ditës së ndeshjes ku shihet veprimi i gjyqtarit Alvi Paço.

VENDIM:

Me vendimin nr. 15 datë 16.11.2018 (pika 15) Komisioni i Disiplinës pranë FSHF ka vendosur:

KF “Shkumbini”, për akte dhune ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 56, 134/2, 49/3, 49/4 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolin me rezultin 3 me 0 kundër KF “Naftëtari”, zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lek . Në aplikim të Nenit 136/1.b të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.

Kundër këtij vendimi ka ushtruar kërkesë ankimore lojtari i KF “Shkumbini” duke kërkuar ndryshimin e pikës 15 të Vendimit të Komisionit të Disiplinës datë 16.11.2018 pasi masa e dënimit nuk i përgjigjet rrethanave të shkeljes së kryer.

KOMISIONI I APELIT TË DISIPLINËS

Pasi dëgjoi relatimin e çështjes nga sekretariati teknik dhe si bisedoi e analizoi çështjen në tërësi, konstaton:

Vendimi nr.15 datë 16.11.2018 (pika 15) i Komisionit të Disiplinës pranë FSHF nuk është marrë në përputhje me Kodin e Disiplinës Sportive pasi masa e dënimit të aplikuar është e lartë dhe nuk i përgjigjet shkeljes disiplinore të kryer. Nga pamjet filmike të paraqitura nuk u gjenden shkelje që justifikojnë dënimin e KF “Shkumbini”.

PËR KËTO ARSYE

Bazuar në nenet 78 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive

VENDOSI

1-Shfuqizimin e pikës 15 të vendimit nr.15 datë 16.11.2018 të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

2-Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit