VIDEO: Goditje e çmendur, mbrojtësi japonez shënon golin e vitit

9 Korrik 2019
10:56
back button

Kashima Antlers në kampionatin japonez fitoi fundjavën e shkuar 2-0 kundër Jubilo Iwata, por lajmi i ditës ishte një gol i shënuar nga mbrojtësi 22-vjeçar Yuta Koike, i cili që tani mund të quhet kandidat për FIFA Puskas Award 2019, çmimi që jepet për golin më të bukur të vitit.

Në minutën e 40-të Yuta Koike depërtoi në krahun e majtë të sulmit dhe lëshoi një predhë, që realisht nuk kishte për synim portën, por topi përfundoi në trekëndësh.

Ishte goli i parë në karrierë për mbrojtësin e ri!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit