Vllaznia, dy gëzime në një ditë. Kthimi i Hakajt dhe kualifikimi i femrave

21 Gusht 2021
10:09
Alfred Lleshi
back button

KF Vllaznia bën të ditur se mbrëmjen e djeshme ka arritur marrëveshjen me futbollistin Esin Hakaj për të qenë pjesë e skuadrës shkodrane për sezonin e ardhshëm. Firmosja e kontratës dhe prezantimi i tij do të bëhet gjatë ditës së sotme. Hakaj në këtë mënyrë rikthehet në skuadrën e vendlindjes pas 5 sezonesh.

Fillimisht luajti te Teuta, pastaj doli kampion me Partizanin dhe kësaj vere u transferua në Turqi. Atje nuk e shtyu dot dhe vendosi ta prishë marrëveshjen, duke dalë futbollist i lirë. Vllaznia nxitoi para të tjerëve për ta kthyer mbrojtësuin në shtëpi.

Ndërkohë, po dje, Vllaznia e femrave është kualifikuar për në 32 skuadrat më të mira të Europës. Ajo ka mundur 3-1 (me 11-metërsha) ekipin e Ferencvaroshit. Koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën në barazim 0-0. Nga pika e bardhë, vajzat kuqeblu janë treguar më të sakta, duke fituar dhe kualifikuar në turin e dytë të “UEFA Women Champions League”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit