Vllaznia likuidon Korabin, Krymi vendos takimin

20 Prill 2019
17:07
Eraldo Harlicaj
back button

Vllaznia ka kaluar një tjetër ndeshje "monotone" në Kategorinë e Parë. Shkodranët kanë fituar me rezultatin 1-0 ndaj Korabit. Goli është shënuar nga mesfushori Ardit Krymi që në minutën e parë të sfidë. 

Ekipi kuqeblu nuk lëshoi në lojë dhe u mundua të gjente dhe golin e dytë. Mundësia më e mirë u paraqit në minutën e 21' kur Ignat mori përsipër një penallti që e humbi. 

Korabi nga krahu tjetër vinte me shumë mungesa dhe trajneri Bubeqi u besoi të rinjëve. Të dy ekipet i kanë arritur objektivat sezonal. Vllaznia në Superiore, ndërsa dibranët qëndrimin në Kategorinë e Parë. Vllaznia vazhdon kryesimin e grupit A. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit