Vllaznia në ajër, këmbanat e alarmit kanë rënë në Shkodër

21 Maj 2019
12:47
Eraldo Harlicaj
back button

Vllaznia u kthye në elitën e futbollit shqiptar, por gjendja në Shkodër është mjaft e rëndë. Puna për sezonin tjetër nuk ka nisur dhe grupi do të dobësohet, pasi lojtarët kryesorë duan të largohen nga kuqeblutë. Situata është mjaft e rëndë dhe e ardhmja mbetet në udhëkryq. 

Drejtori Engin Firat me shumë mundësi do të largohet pas problemeve që ka patur në Shkodër dhe nuk është paguar. Administratori Suad Lici nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, pasi zgjedhjet mbajnë peng dhe vendin e tij. Bashkia mbetet aksioneri kryesor i klubit dhe në listën e tyre, Vllaznia mbetet në fund. 

Situata është kritike, pasi dhe lojtarët duan të largohen nga klubi dhe duket se do të përsëritet e njëjta gjë si vitin e kaluar që puna do të nisë me shumë vonesë dhe skuadra mund të luftojë për mbijetesë. Niveli i Superiores nuk është i njëjtë me atë të Kategorisë së Parë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit